Ndërlidhjet

Rohani i ka kritikuar politikat e imigrimit të Trumpit


Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i ka kritikuar politikat kundër imigrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se tash “nuk është koha e ndërtimit të mureve ndërmjet vendeve”.

“Ata kanë harruar se Muri i Berlinit është shkatërruar shumë vite më parë”, tha sot Hassan Rohani, gjatë një fjalimi në kryeqytetin Teheran, dhe ka shtuar se “nëse ekzistojnë muret ndërmjet vendeve, ato duhet të rrënohen”.

Këto komente të tij u bënë pasi Trump ka urdhëruar ndërtimin e murit përgjatë kufirit amerikan me Meksikën dhe ka urdhëruar ndalesë të përkohshme të hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 7 vendeve myslimane, përfshirë Iranin.

XS
SM
MD
LG