Nacionalistët e Ukrainës dje kanë shprehur përkushtim për bllokimin e pakufizuar të hekurudhës për në pjesën lindore të këtij vendi, në shenjë të protestës kundër tregtisë me separatistët e mbështetur nga Rusia.
Volodymyr Parasyuk, zëvendëskryesues i Parlamentit të Ukrainës, i tha rrjetit televiziv Ukraina 112, se “të gjitha hekurudhat do të bllokohen” dhe se “aksioni do të zgjasë më tepër se një apo dy ditë – ai do të jetë i pakufizuar”.
Me këtë bllokadë synohet ndalja e tragtisë legale dhe kontrabandës ilegale me territoret në pjesën lindore të Ukrainës, që janë nën kontroll të separatistëve.
Bllokada po bëhet nga anëtarët e parlamentit dhe disa ish-luftëtarë vullnetarë të qeverisë së Ukrainës.
Agjencia TASS raportoi se me këtë bllokadë, që ka filluar pardje, janë mbajtur 12 trena transportues dhe më se 700 vagonë.
Guvernatori i rajonit Lugans, Yuriy Garbuz, që është mbështetës i qeverisë së Ukrainës, ka tërhequr vërejtjen se me këtë bllokadë “po kërcënohet siguria energjetike e vendit” në kulmin e dimrit.
Sipas tij, protestuesit “i kishin bllokuar vagonët e zbrazët të trenit për transportin e thëngjillit në territorin e kontrolluar nga Ukraina”.