Ndërlidhjet

Tenis: Serena Williams në finale e mundi motrën e saj Venus


Serena Williams (majtas) dhe motra e saj Venus
Serena Williams (majtas) dhe motra e saj Venus

Tenistja amerikane, Serena Williams, e ka mundur motrën e saj, Venus Williams, në dy seta, në finale të turneut të tenisit, Australian Open, duke fituar kështu për të 23-tën titullin e më të mirës në garat individuale në turnetë Grand Slam.

Me këtë triumf, Serena Williams, u bë tenistja më e suksesshme në botë gjatë disa viteve të fundit.

Serena Williams, 35 vjeçare, ia kaloi tenistes, Steffi Graf, e cila i ka fituar 22 turne madhore të hapura, por në vendin e parë ende gjendet lojtarja, Margaret Court, e cila i ka fituar 24 turne të tilla.

Fitorja në finalen e truneut të hapur në Australi paraqet edhe triumfin e 7-të të tenistes, Serena Williams, në këtë garë, ndërsa deri tash ajo i ka arritur 7 tituj në Wimbledon, 6 në turneun e hapur të Shteteve të Bashkuara dhe 3 në atë të Francës.

XS
SM
MD
LG