Ndërlidhjet

Hyseni, Tahiri: Bashkëpunim i mirë në luftën kundër terrorit


Pamje nga Prishtina

Ministri i brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, dhe ai i Shqipërisë, Saimir Tahiri, kanë vlerësuar se të dy vendet kanë bashkëpunuar mirë, sidomos në koordinimin dhe veprimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Mëtutje, gjatë takimit të sotëm në Prishtinë, të dy ministrat e kanë trajtuar edhe “gjendjen e përgjithshme të sigurisë pas provokimeve që i ka bërë Serbia”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së brendshme të Kosovës.

Zoti Hyseni ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka quajtur “absurde” kërkesat e Serbisë për Interpolin, që të ndalohen ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ministri Hyseni e ka falënderuar Shqipërinë për reagimin dhe mbështetjen e Kosovës lidhur me rastin e arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë me fletarrest të Serbisë.

XS
SM
MD
LG