Ndërlidhjet

SHBA: Një gjyqtare e ka bllokuar dëbimin e personave me viza


Pamje e kontrollit të udhëtarëe në aeroportin JFK në Nju Jork

Një gjyqtare federale mbrëmë vonë e ka publikuar një urdhër të jashtëzakonshëm, me të cilin përkohësisht i ka bllokuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara nga dëbimi i njerëzve të cilët kanë arritur në aeroportet e Shteteve të Bashkuara me viza të rregullta.

Unioni Amerikan i Lirive Civile thotë se urdhëri ka të bëjë me afro 200 njerëz të arrestuar në aeroportet amerikane ose të cilët janë udhëtarë tranzitorë.

Departamenti i sigurisë së brendshme i Shteteve të Bashkuara tha se më tepër se 190 njerëzve nuk u ishte lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara gjatë 23 orëve të para prej fillimit të zbatimit të një urdhëri të ri ekzekutiv për migrantët.

Vendimi i gjyqtares federale, Ann Donnelly, u bë pas urdhërit ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për “verifikim ekstrem” të vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane, që ka çuar në kaos në disa aeroporte amerikane, ku ka pasur protesta të ashpra dhe janë shënuar edhe ankesat e para gjyqësore.

XS
SM
MD
LG