Ndërlidhjet

Malajzi: Anija me dhjetëra turistë konsiderohet e zhdukur


Ilustrim

Një anije me dhjetëra njerëz është zhdukur nga bregu i Borneos, kanë thënë autoritetet detare të Malajzisë.

Kjo anije e kishte humbur kontaktin dje, ndërsa sot janë gjetur të gjallë kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes, afër një ujëdhese, kanë thënënë autoritetet detare të Malajzisë. Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

Autoritetet thonë se po vazhdon kërkimi ajror dhe ai detar për 28 udhëtarë kinezë dhe anijen.

Kërkimin e pengojnë erërat e fuqishme dhe deti i trazuar.

Ky incident tragjik ka koinciduar me festimet për Vitin e Ri Kinez, që zgjasin një javë, e që shënohet edhe në Malajzi nga kinezët etnikë.

XS
SM
MD
LG