Zyrtarët amerikanë thonë se 14 militantë janë vrarë gjatë një sulmi të djeshëm në një bazë të al-Kaidës në Jemen.
Po ashtu, është vrarë edhe një ushtar amerikan.
Ky është ushtari i parë amerikan i vrarë prej se presidenti amerikan, Donald Trump, është inauguruar në këtë post.
Një zyrtar i paemëruar ushtarak i ka thënë agjencisë Reuters se forcat speciale të Shteteve të Bashkuara ishin autoritzuar nga presidenti Trump dhe kishin për qëllim mbledhjen e inteligjencës lidhur me al-Kaidën në Gadishullin Arab.
Ky zyrtar tha se forcat amerikane nuk e kanë zënë asnjë militant e as që e kanë burgosur dikë.
Pentagoni tha se 14 militantë janë vrarë.
Më herët, në raporte citohej një zyrtar i paidentifikuar i sigurisë i Jemenit, që ka thënë se disa helikopterë ushtarakë morën pjesë në operacion e zhvilluar në provincën Bayda.
AFP ka raportuar se një zyrtar provincial ka thënë se janë vrarë së paku 41 militantë dhe 16 civilë.