Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet VMRO - BDI, në Maqedoni


Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti
Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti

Kanë dështuar bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Pak para skadimit të afatit të mandatarit për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, të dielën në mesnatë, BDI-ja që drejtohet nga Ali Ahmeti, ka njoftuar se nuk ka gjetuar pika të përbashkëta për koalicionim me VMRO-në.

“Në mënyrë unanime kemi konstatuar se për momentin nuk kemi argumente të mjaftueshme për tu përcaktuar për njërin nga pesë opsionet të cilët i kemi në tavolinë, kështu që debatet dhe konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osman.

Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë është pranuar dhe çfarë jo nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. BDI-ja në bisedime me këtë parti ishte futur me kërkat që janë pjesë e deklaratës së partive politike shqiptare, tri prej të cilave për të ishin të panegoviueshme, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë

Edhe VMRO DPMNE-ja ka njoftuar për dështimin e bisedimeve ndërsa si mundësi për dalje nga kriza e re ka përmendur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE konsideron se formimi i qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, e jo të thellimit të saj. VMRO-DPMNE konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendim i pjekur, ndërsa në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjes së reformave prioritare në plan të parë”, thuhet në komunikatën e publikuar menjëherë pas vendimit të BDI-së.

Pas dështimit të Nikolla Gruevskit mbetet dilema nëse Presidenti Gjorgje Ivanov do t’i jep mandatin partisë së dytë, në kërë rast LSDM-së së Zoran Zaevit për të nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG