Ndërlidhjet

Trump ka “përkushtim të hekurt” ndaj mbrojtjes së Koresë së Jugut


Presidenti amerikan, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Donald Trump dhe presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn janë zotuar për të fuqizuar mbrojtjen e përbashkët kundër rivalit verior të Seulit, gjatë një bisede telefonike.

“Presidenti Trump e ka përsëritur përkushtimin e hekurt për mbrojtje (të Koresë Jugore)…duke shfrytëzyar masa të tëra të mundësive ushtarake”, tha Shtëpia e Bardhë duke njoftuar për bisedën telefonike të 29 janarit.

“Të dy liderët janë pajtuar për të ndërmarrë masa për fuqizimin e mundësivëe të përbashkëta të mbrojtjes kundër kërcënimit koreano verior”, ka shtuar më tej Shtëpia e Bardhë.

Shumë në Azi kanë shprehur shqetësim rreth përkushtimit të Trumpit ndaj aleatëve tradicional në këtë rajon.

Gjatë fushatës zgjedhor, Trump është kërcënuar të tërheq forcat amerikane nga Koreja Jugore dhe Japonia nëse ato nuk do të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen e tyre.

Sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis pritet të udhëtoj drejt Koresë së Jugut më 1 shkurt dhe në Japoni më 3 shkurt, në vizitat e para të tij prejse është konfirmuar në këtë post.

XS
SM
MD
LG