Ndërlidhjet

Rumani: Protestohet kundër planit qeverisë për lirimin e kriminelëve 


Pamje nga protesta e 29 janarit në Bukuresht, Rumani
Pamje nga protesta e 29 janarit në Bukuresht, Rumani

Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin rumun, Bukuresht, dhe qytete të tjera duke protestuar kundër planit qeveritar për të falur politikanët e korruptuar dhe për të hequr nga Kodi Penal disa prej veprave anti ligjore.

Protestuesit janë mbledhur para Sheshit të Universitetit të Bukureshtit më 29 janar, duke e quajtur partinë Social Demokrate që është në pushtet: “murtaja e kuqe”, raporton Associated Press.

Ata kanë marshuar drejt Sheshit të Fitores, aty ku gjenden edhe shumë zyre qeveritare.

Raportimet nëpër media thonë se numri i marshuesve shkon nga 10 mijë deri në 40 mijë. Zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë shifër e demonstruesve.

Kryeministri Sorin Grindeanu ka thënë se ai dëshiron autoritet emergjent për të falur të burgosurit me qëllim që të krijojë hapësirë në burgjet e stërngarkuara të vendit. Më 29 janar ai ka thënë se protesta është “politizuar”, ndërsa e ka kritikuar presidentin Klaus Iohannis, i cili mori pjesë në një protestë të ngjajshme javën e kaluar.

Iohannis, Prokurori i Përgjithshëm, Gjykata Supreme dhe prokurorë special që luftojnë kundër krimit të organizuar e kanë kritikuar planin qeveritar.

Draft dekretet kanë shqetësuar njerëzit që ankohen për mungesë të transparencës dhe udhëheqjes përmes dekreteve e jo përmes parlamentit.

Kritikët gjithashtu kanë thënë se nga propozimi i kryeministrit do përfitonte aleatët e partisë në pushtet që janë dënuar për korrupsion.

Qeveria thotë se nga në bazë të propozimit nga burgu do të liroheshin 2500 të burgosurë.

XS
SM
MD
LG