Ndërlidhjet

Trump mund të tregoj sot nominimin për Gjykatën Supreme 


Ndërtesa e Gjykatës Supreme e SHBA-së
Ndërtesa e Gjykatës Supreme e SHBA-së

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë përzgjedhjen e tij për postin e mbetur zbrazët në Gjykatën Supreme gjatë ditës së sotme, që i bie disa ditë para se është thënë më .

Në njoftimin e tij të mëparshëm, Trump ka thënë se ai do e bëjë këtë nominim më 2 shkurt, por zyrtari që ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Associated Press se kjo ka mundësi të ndodh më shpejtë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i ka thënë televizionit CNN se katër finalistët për këtë post janë: Neil Gorsuch, nga gjykata e apelit në Denver; Ëilliam H. Pryor Jr. nga qarku i 11-të i Gjykatës së Apelit; Diane Sykes, gjykatëse në Gjykatën e Apelit për qarkun e shtatë dhe Thomas Hardiman nga qarku i tretë i Gjykatës së Apelit.

XS
SM
MD
LG