Ndërlidhjet

Në Kosovë u zgjodhën 130 raste kundër korrupsionit më 2016


Pamje e përgjithshme e Prishtinës gjatë natës
Pamje e përgjithshme e Prishtinës gjatë natës

Rreth 160 raste të reja kundër korrupsionit janë ngritur gjatë tërë vitit të kaluar, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Duke mbledhur edhe rastet e trasheguara nga viti 2015, në tërësi kanë qenë mbi 170 lëndë kundër korrupsionit.

Mbi gjysma e tyre janë klasifikuar si vepër penale thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Nga këto lëndë dominon padia për keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar.

Nga krejt këto Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, deri me 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidh 130 raste, ndërsa vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG