Ndërlidhjet

Britani: 1 milion persona e nënshkruajnë peticionin për anulimin e vizitës së Trumpit 


Londër

Një peticion në internet që kërkon anulimin e vizitës së planifikuar shtetërore të presidentit amerikan, Donald Trump gjatë këtij viti në Britani ka mbledhur mbi 1 milion nënshkrime.

Që një peticion të merret parasysh për diskutim në parlament duhet të ketë së paku 100 mijë nënshkrime.

BBC raporton se ligjvënësit britanik pritet ta diskutojnë këtë peticion më 31 janar.

Numri i mbështetësve të peticionit është rritur ndjeshëm pasi Trump e ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv më 27 janar me të cilin programi amerikan për refugjatë është ndaluar për 120 ditë.

Urdhëri ndalon për kohë të pacaktuar të gjithë refugjatët sirianë dhe pezullon imigracionin për 90 ditë për shtetasit e shtatë vendeve me popullatë kryesisht myslimane.

Vendimi ka nxitur protesta në SHBA dhe më gjërë, përfshirë edhe Britaninë.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka njoftuar për vizitën shtetërore të Trumpit gjatë vizitës së saj në SHBA, por nuk ka dhënë ndonjë datë për këtë.

BBC e citon një burim anonim në zyrën e May i cili i hedh poshtë thirrjet për anulimin e vizitës, duke thënë se ky do të ishte një “gjest populist”.

“Amerika është një aleat i madh, i rëndësishëm”, citohet të ketë thënë burimi duke shtuar se “ne duhet të mendojmë në aspektin afatgjatë”.

XS
SM
MD
LG