Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e Vulinit për të vizituar Kosovën


Fotografi arkivi e ministrit serb, Aleksandar Vulin
Fotografi arkivi e ministrit serb, Aleksandar Vulin

Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo ministri ia ka hedhur poshtë kërkesën ministrit serb për punë, punësim dhe çështje sociale, Aleksandar Vulin, që ta vizitojë Kosovën.

Ai nuk ka përmendur arsye për refuzimin e kërkesës, por ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme do e publikojnë sqarimin zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Vulin, sot është dashur të marrë pjesë në ceremoninë ku shënohet 100 vjetori i betejës së Toplicës në veri të Kosovës.

Në muajin janar, Kosova ia ka refuzuar kërkesën edhe presidentit serb, Tomislav Nikoliq ta vizitojë Kosovën.

XS
SM
MD
LG