Ndërlidhjet

Starbucks do të punësojë 10,000 refugjatë


Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane të kafesë Starbucks, Howard Schultz.
Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane të kafesë Starbucks, Howard Schultz.

Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane të kafesë, Starbucks, tha se planifikon të punësojë 10,000 refugjatë, në 75 vende, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Howard Schultz bëri njoftimin pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar javën e kaluar një urdhër ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në SHBA.

Urdhri ka shkaktuar kritika ndërkombëtare dhe zemërim tek aktivistët e të drejtave të njeriut.

Starbucks tha se përpjekjet për punësim do të nisin në SHBA, duke u përqendruar fillimisht tek individët që kanë shërbyer me trupat amerikane si përkthyes dhe personel mbështetës në vende të ndryshme.

Për pasojë, një grup i përdoruesve në Twitter po bën thirrje për bojkotimin e Starbucks.

“Derisa presidenti Trump po punon për vende pune për amerikanët, shefi ekzekutiv i Starbucks dëshiron të punësojë 10,000 refugjatë”, ka shkruar një përdorues i Twitterit me emrin Scott Pressler.

XS
SM
MD
LG