Ndërlidhjet

Tensione në lindje të Ukrainës; një qytet mbetet pa rrymë dhe ngrohje


Avdijivka, Ukrainë

Tensionet janë të larta në lindje të Ukrainës, ku luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë kanë hyrë në ditën e tretë.

Sipas disa raporteve, luftimet janë të përqendruara përreth qytetit të kontrolluar nga qeveria, Avdijivka.

Raportohet se shumë banorë të qytetit janë lënë pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.

Guvernatori rajonal, Pavlo Zhebrivskyy, tha se zyra e tij është duke punuar për një plan për evakuimin e 8,000 banorëve të Avdijivkas gjatë ditës.

Ushtria e Ukrainës tha se tre pjesëtarë të saj janë vrarë në lindje të vendit, gjatë 24 orëve të funidt, por nuk është e qartë nëse shifra përfshin tre shërbyesit që janë raportuar të vrarë të hënën.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka ndërprerë vizitën në Gjermani, më 30 janar, për shkak të, siç ka thënë zëdhënësi i tij, katastrofës humanitare përreth Avdijivkas.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka lënë të vrarë mbi 9,750 njerëz qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG