Ndërlidhjet

NATO dhe SHBA duan dialog me Rusinë "nga një pozicion i forcës"


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca dhe administrata e re amerikane pajtohen për nevojën e dialogut me Rusinë "nga një pozicion i forcës".

Stoltenberg tha të martën se në një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, "ata të gjithë kanë përcjellë mesazhin e njëjtë se SHBA-ja mbetet e angazhuar ndaj NATO-s dhe lidhjes transatlantike".

"Mesazhi i administratës së re është se edhe ajo do dialog me Rusinë, por nga një pozicion i forcës", shtoi Stoltenberg.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, pasi Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.

Trump, i cili ka marrë detyrën më 20 janar, ka thënë se dëshirëon të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë dhe ka shqetësuar Evropën duke e quajtur NATO-n "organizatë të vjetëruar".

XS
SM
MD
LG