Ndërlidhjet

Britani: Përkundër protestave, ftesa për vizitën e Trumpit e vlefshme


Pamje nga takimi May - Trump në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar
Pamje nga takimi May - Trump në Shtëpinë e Bardhë më 27 janar

Zyrtarët britanikë thonë se ftesa për presidentin amerikan, Donald Trump, për vizitë shtetërore ende qëndron, përkundër peticionit masiv në Internet për anulimin e kësaj vizite.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha mbrëmë se ftesa mbetet e vlefshme.

Në këtë ton ka folur edhe sekretari i jashtëm, Boris Johnson.

“Ai është shef i zgjedhur i shtetit i aleatit tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm, prandaj absolutisht nuk ka arsye” që ajo të mos realizohet, tha sekretari Johnson.

Më se 1.3 milion njerëz e kanë nënshruar peticionin me të cilin kërkohet që thirrja të tërhiqet, pas vendimit të presidentit Donald Trump, që shtetasve të 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane, përkohësisht tu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Tri partitë më të mëdha opozitare në Britani po ashtu, kanë kërkuar anulimin e vizitës së zotit Trump të paraparë për më vonë gjat; muajit shkurt.

XS
SM
MD
LG