Ndërlidhjet

SHBA: Besimi i konsumatorëve ka rënë në janar, pas ngritjes rekorde


Ilustrim

Besimi i konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara ka rënë këtë muaj, pasi kishte shënuar rritje më të lartë në 15 vitet e fundit, në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Grupi kërkimor biznesor, Conference Board, thotë se indeksi i besimit të konsumatorëve ka rënë në 111.8 në muajin janar, nga shkalla 113.3 në dhjetor, që ishte shkalla më e lartë prej gushtit të vitit 2001, raporton AP nga Uashingtoni.

Ky indeks e matë vlerësimin e konsumatorëve për kushtet aktuale, që këtë muaj janë rritur, dhe pritjet e tyre për të ardhmen, që kanë rënë.

Amerikanët duket se ishin diçka në pak optimistë për perspektivën gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për kushte të biznesit, vende të punës dhe për çështjen se të ardhurat e tyre në të ardhmen do të rriteshin.

Ekonomistët e monitorojnë për së afërti disponimin e konsumatorëve, pasi shpenzimi i tyre përbën afro 70% të aktivitetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara.

Në përgjithësi konsiderohet se disponimi i amerikanëve ishte i ndritshëm prej 8 nëntorit, kur në zgjedhjet presidenciale fitoi Donald Trump, duke e përfunduar një fushatë përçarëse zgjedhore.

XS
SM
MD
LG