Ndërlidhjet

Britani: Janë rehabilituar mijëra persona të dënuar për homoseksualizëm


Pamje e një pjese të Londrës
Pamje e një pjese të Londrës

Qeveria e Britanisë i ka amnistuar pas vdekjes, mijëra persona që ishin dënuar për homoseksualitet para dekriminalizimit të marrëdhënieve me vullnet të gjinisë së njejtë.

Sipas këtij vendimi të shpallur sot, njerëzit që janë të gjallë, por ishin të dënuar, mund të kërkojnë që e kaluara e tyre penale të fshihet.

Me këtë ligj të ri “do të shërohen padrejtësitë e mëdha nga të cilat vlerësohet se kanë vuajtur prej 50 mijë e deri në 100 mijë meshkuj, që ishin dënuar nën legjislacionin diskriminues kundër homoseksualëve, në periudhën ndërmjet viteve 1885 dhe 2003”, tha aktivisti Peter Tatchell, i cili për tri dekada kishte zhvilluar fushatë për rehabilitim dhe kërkim falje.

Fushata për amnisti filloi lidhur me rastin e shkencëtarit të njohur kompjuteristik, Alan Turing, i cili ka luajtur rol madhor në thyerjen e sistemit të kodimit të Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1954 ai bëri vetëvrasje, pasi ishte dënuar për “papturpësi vulgare” për incident homoseksual me vullnet.

Alan Turing është rehabilituar pas vdekjes nga Mbretëresha, në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG