Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Janë vrarë katër terroristë të dyshuar


Pamje e pjesëtarëve të forcave speciale të Azerbajxhanit

Forcat e sigurisë së Azerbajxhanit i kanë vrarë katër pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist, ka njoftuar Shërbimi shtetëror i sigurisë i këtij vendi.

Ky shërbim tha se ata ishin vrarë nga të shtënat gjatë operacionit special të djeshëm, që ishte ndërmarrë pasi të dyshuarit kishin hapur zjarr kundër forcave të policisë.

Sipas Shërbimit të sigurisë shtetëtore, të dyshuarit ishin të ndërlidhur me një grup të paspecifikuar religjioz ekstremist të jashtëm, i cili kishte planifikuar një varg të sulmeve terroriste në territorin e Azerbajxhanit.

Në njoftim nuk është thënë saktësisht se ku ishte kryer ky operacion.

XS
SM
MD
LG