Ndërlidhjet

Thaçi e Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike përpara takimit në Bruksel


Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në takimin e zhvilluar më 24 janar në Bruksel, me lehtësimin e Federica Mogherinit të BE-së
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë në takimin e zhvilluar më 24 janar në Bruksel, me lehtësimin e Federica Mogherinit të BE-së

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri I Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike kanë ritheksuar nevojën e uljes së tensioneve dhe “zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve”.

Burime në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se biseda telefonike ndërmjet Thaçit e Vuçiqit u zhvillua të mërkurën në mëngjes në prag të një takimi të dytë në Bruksel, në nivel të lartë politik me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Biseda telefonike e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë është e dyta brenda pak ditësh dhe thuhet se është zhvilluar me ‘qëllim të uljes së tensioneve të ngritura në javët e fundit’ që ngritën një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet palëve.

XS
SM
MD
LG