Ndërlidhjet

BE i tërheq vërejtjen Rumanisë për luftën kundër korrupsionit


Pamje nga protestat kundër qeverisë në Bukuresht

Komisioni Evropian, që është organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian, i ka tërhequr vërejtjen Rumanisë lidhur me luftimin kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të avancohet e jo të kththet prapa”, thanë sot në deklaratën e përbashkët zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Frans Timermans.

“Ne po i ndjekim zhvillimet e fundit në Rumani me shqetësim të madh”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ky reagim u bë pasi qeveria e Rumanisë, e kryeministrit socialdemokrat, Sorin Grindeanu, dje e publikoi një dekret emergjent me të cilin dekriminalizoheshin një numër i veprave të marrjes së ryshfetit.

Kundër këtij dekreti kanë protestuar më se 10 mijë vetë në kryeqytetin Bukuresht dhe qytetet e tjera, duke brohoritur “Vjedhës, tradhtarë”.

XS
SM
MD
LG