Ndërlidhjet

Qeveria rithekson se muri në Mitrovicë duhet të rrënohet


Muri në Mitrovicë
Muri në Mitrovicë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës ka sqaruar përmes një komunikate se nuk është arritur zgjidhja e mirëkuptimit për heqjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, nga ana e pushtetit lokal të kësaj komune.

“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për të përmbushë obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatën e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aty sqarohet se në kuadër të kompetencave ligjore rreth problematikës së murit të ngritur në Mitrovicën Veriore, janë nxjerrë të gjitha aktet juridike në të cilat, ri-konstatohet që muri është ilegal dhe duhet të rrënohet.

“Ndërkohë instancat më të larta të Qeverisë së Kosovës në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë dhënë maksimumin që ky problem të zgjidhet me dialog”, thuhet ndër tjera në këtë komunikatë.

Ndërtimi i murit në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, kishte ndodhur në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut dhe është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës.

Për rrënimin e këtij muri, edhe Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të veçantë.

XS
SM
MD
LG