Ndërlidhjet

Ahmeti: Çelësi ishte tek unë, tani i kalon Ivanovit


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha pas takimit me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov se të gjitha opsionet janë në tavolinë sa i përket zgjidhjes së krizës për formimin e qeverisë së re.

“Çelësi ishte tek unë dhe tani ai gjendet tek presidenti Ivanov”, ka deklaruar Ahmeti pa sqaruar nëse në takim është biseduar se cilës parti do t’i jepet mandati pas dështimit të bisedimeve mes partisë së tij dhe VMRO-së, së Nikolla Gruevskit.

Ahmeti njoftoi se BDI-ja të enjten do të nisë konsultimet brenda partiake për të ndërtuar qëndrim lidhur me pozicionin e saj për qeverinë e re, ndërsa theksoi përkushtimin e tij për stabilizimin e gjendjes në vend.

XS
SM
MD
LG