Ndërlidhjet

Serbia bllokon migrantët në një qendër të Beogradit 


Ilustrim

Serbia ka vendosur të bllokojë migrantët në qendrën për refugjatë në Beograd, raporton Associated Press.

Zyrtarët serbë kanë thënë sot se migrantët që momentalisht po qëndrojnë në qendrën për refugjatë të kryeqytetit të Serbisë duhet të marrin leje të veçantë për tu larguar nga qendra.

Ata që marrin leje të veçant, duhet patjetër të kthehen në qendër më së largu në orën 10 të mbrëmjes.

Kjo masë është ndërmarrë pasi një grua është ankuar se është sulmuar nga migrantët në afërsi të kampit, derisa ecte me tre fëmijët e saj. Ajo sipas AP-së, është ankuar se migrantët kanë dashur t’ia marrin karrocën me foshnjen e saj në të.

Zyrtarët kanë thënë se policia po e heton rastin.

Rreth 550 migrantë po qëndrojnë në këtë kamp. Nuk dihet ende nëse e njëjta masë është vendosur edhe për qendrat tjera të refugjatëve në Serbi.

Rreth 7 mijë migrantë kanë mbetur në Serbi pasi vendet ballkanike kanë mbyllur rrugët për migrantët që duan të shkojnë drejt vendeve anëtare të BE-së.

XS
SM
MD
LG