Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ngre dyshime mbi shëndetin e shoferit të "makinës pranë Grandit"


Ilustrim

Polica e Kosovës me anë të një komunikate për media njofton se "në bazë të një hetimi preliminar të bërë nga ana e policisë, mbështetur edhe në dokumentacionin mjekësor të prezantuar nga ana e ngasësit si dhe rekomandimin e mjekëve, është ngritur dyshimi që ngasësi i veturës të jetë person me një shkallë të lartë të dëmtimit mendor si dhe person i varur nga substancat narkotike".

Fjala është për veturën me targa të Beogradit, e cila pasi u gjet e braktisur në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, një ditë më parë, është konfiskuar nga policia e Kosovës.

Në komunikatën e policisë thuhet se përgjatë gjithë kohës sa është zhvilluar ngjarja, policia ka koordinuar veprimet e saja me prokurorinë e shtetit.

"Për rrjedhojë, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme vetura është konfiskuar dhe ndaj ngasësit të veturës është shqiptuar masa administrative me gjobë për veprimin kundërvajtës", thuhet pos tjerash në komunikatën e policisë.

XS
SM
MD
LG