Ndërlidhjet

SHBA: Urdhëri ekzekutiv nuk vlenë për banorët legalë


Sean Spicer
Sean Spicer

Shtëpia e Bardhë thotë se ka publikuar udhëzime plotësuese lidhur me urdhërin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për imigrim, duke qartësuar se personave me lejeqëndrim të rregullt ose ata që e kanë të ashtuquajturën “kartë jeshile”, nuk u duhet leje e posaçme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Atyre më nuk u duhet leja, nëse ata janë banorë të përhershëm legalë” dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese për ta qartësuar këtë çështje, tha mbrëmë vonë, Sean Spicer, zëdhënësi i presidentit, Donald Trump.

Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhërit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG