Ndërlidhjet

Rama: Me mjete të paqes e kaluara bëhet e pakthyeshme


Rama: Me mjete të paqes e kaluara bëhet e pakthyeshme
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Rama: Me mjete të paqes e kaluara bëhet e pakthyeshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha të enjten në Prishtinë se qeveria e tij dhe ajo e Kosovës kanë bërë, siç tha, punë të përbashkët ”për të fshirë përfundimisht listat e njerëzve me urdhër arreste të një kohe që i përket të shkuarës”.

Kryeministri Rama tha se rishfaqja e urdhër arresteve “kohë pas kohe në këto forma si e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj”, rikujtojnë se “e shkuara është gjithmonë një kërcënim”.

Edi Rama po qëndron në një vizitë në Prishtinë dhe deklarimet e tij erdhën pas takimit me udhëheqësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i së cilës u ndalua më 4 janar nga policia franceze mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe.

Një gjykatë franceze i shqiptoi masën e lirisë me kusht, deri në përfundimin e një procesi që bazohet mbi kërkesën e Serbisë për ekstradim të tij. Autoritetet serbe e akuzuan Ramush Haradinajn për, siç thonë, krime lufte në periudhën e viteve 1998-1999 të kryera ndaj civilëve joshqiptarë.

Vendimi i Gjykatës franceze për Haradinajn pritet të merret më 9 shkurt.

Kryeministri Rama tha se beson në lirimin e Haradinajt dhe tha se “e kaluara duhet të bëhet e pakthyeshme me mjete të paqes”.

“Nuk është fundi por është fillimi i një pune të përbashkët të Qeverisë sonë dhe të Kosovës, të institucioneve tona, për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër arreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe që na shfaqet kohë pas kohe në këto forma të cilat na kujtojnë se e shkuara është gjithmonë një kërcënim për ne por edhe na obligojnë që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe demokracisë, ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme dhe ta afrojmë sa më shumë që mundemi të ardhmen që e meritojnë fëmijët tanë”.

XS
SM
MD
LG