Ndërlidhjet

Ukrainë: Raportohet për dy ushtarë të vrarë në pjesën lindore


Pamje e djeshme në qytetin Avdijivka që është nën kontroll të qeverisë
Pamje e djeshme në qytetin Avdijivka që është nën kontroll të qeverisë

Autoritetet e Ukrainës thonë se dy pjesëtarë të ushtrisë së saj janë vrarë në pjesën lindore të këtij vendi, derisa luftimet e ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë hyrë në ditën e pestë.

Ushtria ukrainase tha sot se 10 ushtarë të tjerë janë plagosur, në 24 orët e fundit.

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për vrasjen e tetë ushtarëve të tyre gjatë pak ditëve të kaluara, që është numri më i madh i të vrarëve për disa javë.

Në kryeqytetin provincial Donjeck, që është nën kontroll të separatistëve, përfaqësues të tyre kanë thënë se dy civilë janë plagosur nga predhat mbrëmë vonë.

Të dy palët kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për rritjen e armiqësive, që janë të koncentruara rreth qytetit nën kontrollin e qeverisë, Avdijivka, ku nga hedhja e predhave, shumë banorë kanë mbetur pa rrymë, ujë dhe nxehje, në periudhën kur mbretëron dimër i madh.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 9,750 njerëz.

XS
SM
MD
LG