Ndërlidhjet

PE miraton liberalizimin e vizave me Gjeorgjinë


Ilustrim

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë dërrmuese liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke u hapur rrugën qytetarëve të këtij vendi të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

Deputetët evropianë mbështetën masën me 533 vota për, 66 kundër dhe 28 abstenime.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, në ditët në vijim, duhet të votojnë edhe një mekanizëm që lejon pezullimin e regjimit pa viza në rrethana të caktuara.

Gjeorgjianët pritet të udhëtojnë pa viza nga fundi i marsit ose fillimi i prillit, thonë diplomatët.

Gjeorgjia është përballur me përpjekje të vazhdueshme të Rusisë për të rritur ndikimin e saj, prejse dy republikat ish-sovjetike kanë zhvilluar një luftë pesëditëshe në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG