Ndërlidhjet

Tusk: Rusia të ushtrojë ndikimin te separatistët në Ukrainë


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj te separatistët në lindje të Ukrainës, për t’iu dhënë fund luftimeve, të cilat kanë shkaktuar viktima dhe kanë rënduar situatën humanitare.

“Luftimet duhet të ndalojnë menjëherë. Armëpushimi duhet të respektohet”, tha Tusk.

Ukraina tha se dhjetë ushtarë të saj janë vrarë në ditët e fundit.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve janë përqendruar rreth qytetit që kontrollon qeveria, Avdijivka.

Shumë banorë atje kanë mbetur pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka nisur qysh në prill të vitit 2014. Mbi 9,750 veta janë vrarë.

Në shkurt të 2015-ës, në Minsk është nënshkruar një marrëveshje për armëpushim.

XS
SM
MD
LG