Ndërlidhjet

Kocijançiq: Shprehim keqardhje për deklaratat e ashpra nga Kosova dhe Serbia


Maja Kocijançiq.

Shprehim “keqardhje për shkak të deklaratave të ashpra pas asaj që jemi marrë vesh” më 1 shkurt, në dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa “përparimi në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë më të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërmjet dy palëve dhe në rajon”, ka deklaruar mbrëmë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Eropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Zonja Kocijançiq ka kumtuar se rregullimi i raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës “është i rëndësishëm për progresin e të dy palëve kah Bashkimi Evropian”.

Mëtutje ajo ka theksuar se “në mbledhjen në kuadër të dialogut në nivel të lartë të presidentëve dhe kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës, është arritur marrëveshja për përmbajtje nga mesazhet dhe kumtesat nxitëse dhe shprehim keqardhje të madhe për kumtesat ndezëse të përsëritura”.

“Ne përsëri i ftojmë të dy palët që t’i qetësojnë mesazhet dhe të vazhdojnë me përpjekjet për uljen e tensionit”, tha Maja Kocijançiq.

Në këtë mënyrë zëdhënësja Kocijançiq ka reaguar ndaj kërkesave të disa mediave që Federica Mogherini ta komentoj deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka fajësuar delegacionin e Koaovës për mospajtim në rundin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë kuadër Vuçiq kishte kërkuar që të deklaraohet edhe zonja Mogherini.

XS
SM
MD
LG