Ndërlidhjet

Rumani: Mijëra vetë protestojnë edhe për të tretën natë me radhë


Pamje nga protestat e mbëmshme masive në kryeqytetin Bukuresht në Rumani

Në Rumani edhe për të tretën natë me radhë janë mbajtur protesta kundër dobësimit të legjislacionit antikorrupsion, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra vetë.

Përkundër protestës më të madhe prej rënies së komunizmit në vitin 1989 në këtë vend, qeveria ka refuzuar ta tërheq dekretin e 31 janarit për dekriminalizimin e disa keqpërdorimeve të postit zyrtar.

Protestuesit janë mbështetur nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i cili ka bërë ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se masa e qeverisë e dëmton sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Policia tha se mbrëmë vonë në rrugët e disa qyteteve kishin dalur më se 250 mijë njerëz, ndërsa para ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Bukuresht, mbrëmë ishin mbledhur 80 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG