Ndërlidhjet

Shqipëri: Mospajtime të ashpra ndërmjet kryeprokurorit e ambasadorit amerikan


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vizën atij, duke e cituar një luftë të pamjaftueshme kundër mitos.

Në letrën dërguar presidentit të Shqipërisë dhe kryetarit të parlamentit, zoti Llalla i ka informuar ata se “në një akt absolutisht jodiplomatik” viza e tij zyrtare dhe e disa anëtarëve të tjerë të Zyrës së prokurorisë, ishin “tërhequr”.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri konsiderohet si njëri prej institucioneve më të korruptuara në këtë vend, por nën presionin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, reformat gjyqësore tashmë janë lansuar, raporton agjencia AFP nga Tirana.

Në një konferencë të djeshme për gazetarë, ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, e ka akuzuar kryeprokurorin se “në mënyrë të vazhdueshme dhe zëshëm kishte folur kundër reformës gjyqësore, për më tepër se 18 muaj”.

Javën e kaluar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë kishte shpallur anulimin e vizave për disa prokurorë.

Duke mos e cituar emrin e zotit Llalla, u tha se “abuzimi flagrant i një vize zyrtare nga ana e prokurorit të lartë dhe bashkëshortes së tij” ka çuar në “anulimin e vizave të tyre”.

Adriatik Llalla tha se akuzat e ambasaadorit amerikan paraqesin “presion ndaj prokurorit me qëllim që të ndikohen hetimet kundër disa rasteve të ndërlidhura me kompanitë e jashtme në Shqipëri”.

XS
SM
MD
LG