Ndërlidhjet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg takon liderët e Kosovës


Stoltenberg në Prishtinë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:40 0:00

Stoltenberg në Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm te NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron sot në Prishtinë, me ç’rast po zhvillon takime të ndara, fillimisht me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Giovanni Fungo dhe më pas edhe me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Në ora 11:30, Stoltenberg ka zhvilluar një takim dhe dreke pune me presidentin Hashim Thaçi. Më pas do të pritet nga kryeministri Isa Mustafa.

Rreth orës 14:00 kryeministri Mustafa dhe sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Kjo vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ka zgjuar interesim të veçantë për shkak të zhvillimeve globale politike, tendencave të Rusisë për shtrirjen e ndikimit në Ballkan dhe rolit të NATO-s në këtë pjesë të Evropës.

XS
SM
MD
LG