Ndërlidhjet

Ministria e brendshme: Incidenti në Paris ishte “serioz”


Një ushtar duke qëndruar roje sot para muzeut Louvre në Paris
Një ushtar duke qëndruar roje sot para muzeut Louvre në Paris

Shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, tha se një ushtar francez sot e ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person të armatosur me hanxhar, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre, duke brohoritur, “Zoti është i Madh” në gjuhën arabe.

Zoti Cadot tha se ushtari ishte përgjigjur me pesë të shtëna, me ç’rast e ka plagosur seriozisht sulmuesin e dyshuar. Ushtari ishte lënduar lehtë.

Shefi policor tha, po ashtu, se i dyshuari i kishte me vete dy çanta shpine, në të cilat pas kontrollit nuk është gjetur ndonjë eksploziv.

Konsiderohet se i dyshuari ka vepruar i vetëm, por është arrestuar një person tjetër, pasi kishte pasur “sjellje dyshuese”, tha Michel Cadot.

Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, vlerësoi se kjo ishte “përpjekje për sulm, që në natyrën e vet ishte terrorist”.

Një zdhënëse e muzeut Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.

Ky muze në qendër të Parisit, është njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike në Francë.

Gjatë dy viteve të fundit, Franca është goditur nga një seri e sulmeve për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

XS
SM
MD
LG