Ndërlidhjet

Mattis mbështet traktatin e mbrojtjes së ndërsjellë me Japoninë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, në takim me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, në takim me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së në një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë me Japoninië.

Mattis takoi të premten në Tokio kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

“Qëndrojmë të vendosur, 100 përqind, krahë për krahë me ju dhe popullin japonez”, tha Mattis.

Më herët, në Korenë e Jugut, Mattis tha se çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut do të nxiste reagim ushtarak.

“Çdo sulm mbi SHBA-në ose aleatët tanë do të mundet”, tha Mattis, për të shtuar se Phenjani vazhdon “të angazhohet në retorikë dhe sjellje kërcënuese”.

Mattis është në vizitën e parë jashtë vendit si sekretar i mbrojtjes në administratën Trump.

XS
SM
MD
LG