Ndërlidhjet

SHBA i vë sanksione Iranit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj Iranit, pasi ky i fundit ka testuar një raketë balistike më 29 janar.

Departamenti i Thesarit ka bërë publike masat kundër 13 njerëzve dhe dhjetëra kompanive.

"Irani është duke luajtur me zjarr", ka shkruar Trump më herët në Twitter.

Irani është përgjigjur duke thënë se nuk do të dorëzohet përballë kërcënimeve "të padobishme" të Amerikës nga një "person i papërvojë".

Trump, në të njëjtin postim në Twitter, ka thënë se Qeveira e Iranit nuk e ka vlerësuar se sa e sjellshme ka qenë SHBA-ja me të.

Ky koment duket se është referencë për marrëveshjen bërthamore, që Irani ka nënshkruar me SHBA-në dhe fuqitë e tjera bërthamore.

Me këtë marrëveshje, të vitit 2015, Irani ka rënë dakord të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Me rezolutë të OKB-së, Iranit i ndalohet testimi i raketave me kapacitet bërthamor.

XS
SM
MD
LG