Ndërlidhjet

Ukrainë: Vritet një nga komandatët e separatistëve pro rusë


Ilustrim
Ilustrim

Separatistët që e kanë përkrahjen e Rusisë në Ukrainën lindore kanë thënë se një nga komandantët kryesor të tyre është vrarë në një sulm me veturë-bombë mëngjesin e 4 shkurtit.

Qendra e Informimit në rajonin e Lluhanskut, ka njoftuar se Oleg Anashçenko, dhe një person i dytë që nuk është identifikuar, janë vrarë gjatë shpërthimit në qytetin e Lluhanskut. Ata kanë akuzuar njësinë speciale të Ukrainës për sulmin me bombë.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë sot se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar gjatë ditës së djeshme, gjatë luftimeve që janë zhvilluar në Ukrainën lindore.

Mbi 30 persona, përfshirë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve në mes të forcave pro qeveritare të Kievit dhe separatistëve pro rusë gjatë kësaj jave, derisa të dy palët e kanë fajësuar njëra tjetrën për eskalimin e dhunës.

OKB, BE dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë kanë shtuar thirrjet për negociata për të evituar “katastrofën”.

Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 9800 persona janë vrarë në këtë konflikt prejse ka nisur në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG