Ndërlidhjet

Rihapet Louvre, përmirësohet gjendja e egjiptianit të plagosur që tentoi t'i sulmonte ushtarët


Një polic dhe ushtarë francezë në oborrin e muzeut Louvre - Paris

Gjëndja shëndetësore e personit që është plagosur afër muzeut Louvre në Paris, kur ai bëri përpjekje t’i sulmonte ushtarët francezë me dy hanxharë, është duke u përmirësuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton Reuters duke u mbështetur në informacionet e një zyrtari të prokurorisë së Parisit, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Egjiptiani 29 vjeçar, i identifikuar me emrin Abdullah Reda al Hamamy, është plagosur disa herë në stomak të premtën gjatë asaj që presidenti francez, Francois Hollande e ka përshkruar si sulm terrorist.

Gjendja e personit është “përmirësuar dukshëm”, ka thënë një zyrtar i prokurorisë.

“Jeta e tij nuk është më në rrezik”, ka thënë më tej ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Një ushtar ka pësuar lëndime të lehta në incidentin në afërsi të hyrjes së muzeut, i cili është rihapur të shtunën.

Sulmuesi ka pasur me veti edhe një qantë shpine në të cilen nuk janë gjetur mjete shpërthyese, njofton policia franceze.

XS
SM
MD
LG