Ndërlidhjet

Trump i thotë Poroshenkos që SHBA do punojë ta rikthejë paqen në Ukrainë 


Presidenti amerikan, Donald Trump

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Donald Trump i ka thënë homologut të tij ukrainas, Petro Poroshenko se Shtetet e Bashkuara do të punojnë që t'i japin fund konfliktit në Ukrainen lindore, afër kufirit me Rusinë.

"Ne do të punojmë me Ukrainën, Rusinë dhe të gjitha palet e përfshira për t'i ndihmuar ata që të rivendosin paqen përgjatë kufirit", ka thënë Trump ne komunikatën e publikuar.

Njoftimi ka shtuar se të dy liderët kanë diskutuar mundësinë e takimit në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, komunikata e zyres së presidentit Poroshenko thotë se të dy liderët kanë "nënvizuar nevojën urgjente të vendosjes së një armëpushimi të plotë" për tërë rajonin.

Presidenti ukrainas e ka falenderuar Trumpin për "përkrahjen e tij të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", thotë më tej komunikata.

Thirrja telefonike ka ndodhur në kohën kur janë shtuar luftimet në mes të trupave ukrainase dhe separatistëve pro rusë që gjatë një jave të eskalimit ka marrë jetën e 35 personave.

Ukraina ka shprehur shqetësimin se Trump mund të heq disa prej sanksioneve që i janë vendosur Rusisë pasi Moska e aneksoi ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Trump rregullisht ka shprehur dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën. Biseda telefonike është bërë një javë pas telefonatës që Trump e ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 2 shkurt, ambasadorja e re e SHBA-sënë OKB, Nikki Haley ka "dënuar ashper veprimet e Rusisë" në Ukrainën lindore dhe ka paralajmëruar se sanksionet ndaj Rusisë që kanë të bëjnë me Ukrainën nuk do të hiqen derisa Krimea t'i kthehet Kievit.

"Krimea është pjesë e Ukrainës. Sanksionet tona që kanë të bëjnë me Krimenë do të mbesin në fuqi derisa Rusia ta dorëzojë kontrollin mbi gadishullin te Ukraina", ka thënë ajo.

Së paku 9800 njerez janë vrarë prejse ka filluar konflikti në Ukrainën lindore, në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG