Ndërlidhjet

Mogehrini thotë se angazhimi në dialog solli rezultate


Federica Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se angazhimi kontruktiv që është parë gjatë dy takimeve të fundit, në kuadër të dialogut në Bruksel, sot ka sjellë rezultate.

Duke komentuar rrëzimin e murit, Mogherini ka thënë se sot është zbatuar marrëveshja e cila është arritur në Bruksel.

“Kjo do të kontribuojë për lirinë e lëvizjes, kontaktet mes njerëzve dhe pajtimi i ndërsjellë dhe do të sjellë përfitime për qytetarët në jug dhe veri të Mitrovicës”, thuhet në një deklaratë të saj.

Mogherini ka thënë se liderët politikë në rajon janë duke treguar kurajo dhe vizion duke shembur mure dhe duke u fokusuar në ndërtimin e urave.

“Ky është shpirti i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur ajo.

Shefja e BE-ja ka thënë se rrëzimi i murit është një arrije e rëndësishme në zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel.

Progresi në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas saj, ka rëndësi të madhe sa i përket paqes dhe stabilitetit për të dyja palët dhe për rajonin.

Mogherini ka shtuar se veprimet e tilla afrojë të dyja shtet më pranë Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG