Ndërlidhjet

Bukuresht: Qeveria formalisht e pezullon dekretin që nxiti protesta masive 


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria social demokrate rumune formalisht e ka pezulluar një dekret emergjent që disa vepra korrupsioni nuk i konsideronte më si vepra penale.

Vendimi u mor pas protestave masive që për gati një javë u mbajtën në tërë Rumaninë.

“Dekreti është hequr”, i ka thënë Reutersit një zyrtar qeveritar.

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu, ka njoftuar mbrëmë se ka vendosur ta pezullojë dekretin sepse nuk dëshiron që vendi të ndahet.

“Rumania duket e thyer në dy pjesë”, ka thënë Grindeanu.

Njoftimi i tij u bë deri dhjetëra mijëra njerëz protestonin në tërë vendin.

Policia ka njoftuar protesta e fundit ka pasur 330 mijë pjesëmarrës, që e bënë atë demonstratën më të madhe prej vitit 1989 ku u rrëzua regjimi dictatorial i Nikolla Çausheskut.

Dekreti qeveritar do të mbronte dhjetëra politikanë të dënuar apo hetuar për korrupsion.

XS
SM
MD
LG