Ndërlidhjet

Londër: Sot fillon debati parlamentar për BREXIT, May rrezikon disa vota konservatore 


Ilustrim

Plani i kryeministres britanike, Theresa May për ta larguar vendin e saj nga Bashkimi Evropian është kritikuar nga një anëtar i partisë së saj, raporton Reuters duke thënë se kjo është një goditje ndaj May, pak para votimit në parlament i cili duhet të autorizojë nisjen e negociatave për BREXIT.

Sot fillon debati tre ditor në parlament, ndërsa ai do të pasohet nga disa votime për atë nëse duhet që planit të May t’i shtohen kushte ekstra për nisjen e bisedimeve me Brukselin, të parapara të fillojnë më 31 mars.

Ndonëse nuk besohet se plani i saj do të bllokohet në tërësi nga parlamenti, por May e ka të nevojshme që të ketë përkrahjen e tërë partisë së saj për të marrë miratimin e parlamentit.

Reagimi i deputetit konservator, Neil Carmichael, ka bërë që uniteti i partisë së May të thyhet.

“Ne do të mund të përballemi me prospektin e largimit nga BE-ja në formën sikur jemi duke ‘u rrëzuar nga shkëmbi’ – ashtu siç e kanë përshkruar disa daljen nga BE pa marrëveshje, duke u përballur me pasoja shkatërruese ekonomike”, ka thënë Carmichael.

"Parlamenti duhet ta ketë fjalën e fundit kur duhet të arrijmë pikën e fundit”, ka shkruar më tej Carmichael në “Mail on Sunday”.

Shumica konservatore e May në parlament përbëhet nga 16 deputet më shumë se sa opozita, mirëpo një zyrtar anonim i ka thënë Reuters se duhen 20 konservatorë të votojnë kundër planit të saj.

Një nga ligjvënësit konservator, euroskeptiku Steve Baker thotë se në përgjithësi janë 27 deputetë konservatorë gati për tu rebeluar, mirëpo deri më tash publikisht kanë folur vetëm Carmichael dhe Anna Soubry, të cilët e kanë përmendur mundësinë e votimit kundër qeverisë.

Sot u panë shenjat e para të paknaqësisë brenda Partisë Konservatore, që po u përhapën mund të sjellin ndryshimin e planit të May, duke e dëmtuar autoritetin e saj brenda Britanisë dhe potencialisht duke iu dhënë përparësi negociatorëve të BE-së në bisedimet për BREXIT.

XS
SM
MD
LG