Ndërlidhjet

Netanyahu: Kërkohet përgjigje e përbashkët ndaj Iranit


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se dëshiron të arrijë përgjegjje të përbashkët me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, lidhur me testin e fundit raketor balistik të Iranit.

Parashihet që gjatë ditës së sotme, zoti Netanyahu në Londër do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May, dhe me sekretarin e jashtëm, Boris Johnson.

Ai pritet të takohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington, gjatë javës së ardhshme.

Para se të niset për në Londër, Benjamin Netanyahu, tha mbrëmë se nevojitet që të tri vendet të veprojnë së bashku për të qëndruar kundër “agresionit të jashtëzakonshëm, të paturpshëm dhe mospërfillës” të Iranit.

XS
SM
MD
LG