Ndërlidhjet

Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen për rrënimin e murit në Mitrovicë


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.

“Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, theksohet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG