Ndërlidhjet

Elizabeta II, mbretëreshë e britanikëve që 65 vjet 


Mbretëresha britanike, Elizabeta II e mirëpret Theresa May në pallatin mbretëror, Buckingham
Mbretëresha britanike, Elizabeta II e mirëpret Theresa May në pallatin mbretëror, Buckingham

Mbretëresha Elizabeta II, monarkja që ka sunduar më së gjati në botë, po e feston jubileun safir pasi 65 vjet më parë është kurorëzuar mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.

Monarkja 90 vjeçare, nuk e ka shënuar këtë jubile publikisht, por në një park në qendër të Londrës janë realizuar 41 të shtëna në nderim të saj.

“Jubileu i sotëm safir shënon edhe një pikë kulmore për mbretëreshën tonë të shquar”, citohet të ketë thënë kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një komunikate.

Elizabeta është bërë mbretëreshë në moshën 25 vjeçare, saktësisht më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së babait të saj, George VI, monarku i 40-të i linjës mbretërore që ka rrënjët te mbreti William Pushtuesi, i cili e ka marrë fronin në vitin 1066.

Ndonëse Pallati mbretëror Buckingham ka thënë se Elizabeta II do e kalojë edhe ditën e sotme si zakonisht në rezidencën e saj në Sandringham, në Anglinë lindore, zyra e mbretëreshës e ka publikuar një portret të saj të vitit 2014.

Në këtë portret ajo shihet duke mbajtur stoli safir që i ka marrë dhuratë nga i ati për martesën e saj në vitin 1947.

Elizabeta II ka zvogëluar angazhimet e saj, sidomos udhëtimet jashtë vendit, ndonëse vazhdon të kryejë detyra zyrtare në Britani.

Sondazhet thonë se ajo vazhdon ta ketë përkrahjen e 80 % të britanikëve.

XS
SM
MD
LG