Ndërlidhjet

"Qatar Airways" e realizon udhëtimin më të gjatë në botë 


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e fluturimeve, “Qatar Airways” e ka nisur fluturimin më të gjatë në botë me nisje nga Doha e Katarit dhe zbritje në Auckland të Zelandës së Re, raporton Reuters.

Aeroplani i fluturimit QR920, ka zbritur në Auckland, mëngjesin e sotëm pasi e ka kryer fluturimin prej 14 535 kilometrash.

Kjo është distanca më e gjatë në mes të dy qyteteve i realizuar me fluturim direkt.

Fluturimi nga Katari për në Zelandë të Re vlerësohet se zgjatë 16 orë e 20 minuta, ndërsa udhëtimi kthyes pritet të zgjasë 17 orë e 30 minuta për shkak së në rrugën kthyese, erërat fryejnë në anën e kundërt të aeroplanit.

Rekordin e fluturimit më të gjatë në botë deri më tash, atë nga Dubai për në Auckland, e ka mbajtur Emirates, agjencia rivale e “Qatar Airways”.

Mirëpo, nga tani, ai fluturim është mbi 300 kilometra më i shkurtë se sa fluturimi i “Qatar Airways”.

XS
SM
MD
LG