Ndërlidhjet

Numër rekord i viktimave civile në Afganistan


Afganistan

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Afganistan që “të marrin hapa urgjentë për të ndaluar vrasjen e civilëve”.

Një raport i ri i OKB-së zbuloi se numri i viktimave civile nga konflikti ka shënuar rekord në vitin 2016.

Në raportin e Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan thuhet se 11,418 viktima civile janë raportuar më 2016, që do të thotë 3 përqind më shumë se vitin paraprak.

Një e treta e të vrarëve ose të të plagosurve kanë qenë fëmijë, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG